Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Ne dhe emigrantët

2016/04/02 at 11:29 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Meta: Të ndryshojë ligji, koncensionet të kalojnë në Parlament, s’mund të vendosë Qeveria

Nga ILIR META
Kriza e tanishme e migracionit është një problem që prek të gjithë Europën, prandaj ajo kërkon trajtim mbarë europian dhe koordinim të plotë. Zgjidhja e saj duhet të jetë një prioritet absolut për të gjithë Europën, sepse pasojat e mundshme destabilizuese mund të jenë të pallogaritshme. Për këtë arsye edhe Shqipëria është e gatshme të kontribuojë brenda mundësive të saj  modeste. Çdo shtet ka të drejtën të kontrollojë kufijtë e tij sipas vlerësimit që bën dhe të marrë vendime mbi pranimin e azilkërkuesve apo të lejojë flukse migrantësh ekonomik. Por, çdo shtet ka edhe detyrimin t’u ofrojë
ndihmë humanitare njerëzve në nevojë.
Kriza e tanishme do të zgjasë për sa kohe do të ketë dhunë në vendet e origjinës. Kur dhuna të pushojë, do të fillojë edhe faza e rindërtimit të këtyre vendeve. Sa më larg të jetë vendi i origjinës nga vendi i migrimit, aq më i ulet bëhet probabiliteti që këta refugjatë lufte të rikthehen në vendet e tyre. Kjo është një arsye për të reflektuar ashtu sikurse është dhe fakti që valë të tilla masive dhe të pakontrolluara migratore që largohen për shkak të luftës, sikurse po përjetojmë këto kohë, të sjellë me vete pasoja negative në aspektin afatgjatë. Rreziku që në mes tyre të ketë dhe terroristë që hyjnë në Europë është real. Ngjarjet e fundit në Paris dhe Bruksel e kanë vërtetuar këtë katërcipërisht.
Shqipëria ka mirëkuptim të thellë për atë që po përjetojnë ata që largohen nga vendet e tyre për shkak edhe të eksperiencave tona të pasviteve 90­të apo gjatë viteve të krizës ballkanike. Mbi një milion shqiptarë u larguan atëherë nga Shqipëria dhe filluan një jetë të re në vendet e Europës. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës ishim ne që mikpritëm dhe strehuam valën e paprecendetë të të shpërngulurve me dhunë.
Por Europa e ditëve tona nuk është më e njëjta. Sot rryma nacionaliste po zënë vend dhe po vendosin mbi politikat migratore, shpesh dhe në kurriz të refugjatëve. Ndërkohë, këta njerëz janë në udhëkryq dhe po largohen nga vendet e tyre për shkak të rrethanave të tmerrshme. Askush në Europë nuk duhet t’i stigmatizojë. Humanizmi dhe solidariteti duhet të jenë më të forta se sa frika.
Gjatë vitit të shkuar, më shumë se një milion refugjatë janë zhvendosur nga vende ku ka konflikte dhe kanë mbërritur nëpërmjet Greqisë në BE. Ky numër i tejkalon kapacitetet dhe resurset e vendeve në korridoret e tranzitit, veçanërisht të atyre vendeve që nuk janë ende anëtare të BE­se. Dhe duhet të jemi të qartë se, përsa kohe që korridoret përmes Ballkanit mbeten të bllokuara, së shpejti mund të synohet rrugë të tjera, për të tentuar kalimin përmes Shqipërisë në drejtim të veriut apo kalimi i Adriatikut drejt Italisë. Ata tashmë janë pranë kufijve tanë.


Si një vend europian, Shqipëria do të marrë përsipër përgjegjësinë e saj si përkundrejt qytetarëve të saj ashtu dhe përkundrejt BE­së, sikurse do t’i ofrojë ndihmë njerëzve në nevojë. Në bashkëpunim me BE dhe me fqinjët tanë ne do të marrim masa parandaluese për të përballuar një situate të tillë të mundshme. Ndërkohë, Shqipëria do të veprojë në mënyrë proaktive për të shmangur një valë migratore të pakontrolluar. Ne po punojmë me partnerët tanë për të forcuar kapacitetet tona për kontrollin e kufijve. Por ne nuk do të ndërtojmë mure.

Ne duhet të marrim gjithashtu dhe masa përkundrejt rrezikut real të depërtimit të terroristëve me masat e refugjatëve me synim depërtimin e tyre në Europë. Ne po marrim masa ndërkohë për të forcuar kapacitetet për një regjistrim dhe verifikim sa më të plotë të personave që mund të hyjnë në vendin tonë. Për këtë është e nevojshme që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese, si dhe një mbështetje më të gjerë nga ana e BE­së.

Çdo vend tranzit që preket nga valet migratore duhet të jetë në gjendje të verifikojë, se personat që paraqiten si azilante nga vendet e luftës janë vërtetë ata që pretendojnë të jenë. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se këta persona nuk kanë lidhje me grupet terroriste dhe për këtë duhet një shkëmbim i shpejtë i të dhënave biometrike me vendet e BE­së.

Kjo krizë e madhe humanitare, që po rëndohet çdo ditë e më shumë mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen aktive të fuqive të mëdha. I përket SHBA të marrë një rol udhëheqës në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje solide dhe afatgjatë të konflikteve në vendet në krizë.

Ndërkohë, Bashkimi Europian duhet të punojë me vendosmëri, që refugjatët në Greqi dhe Turqi të mund të qëndrojnë në kushte humane. Njerëz të dëshpëruar, reagojnë me dëshpërim. Mund të ketë dhe raste të shpërthimit të dhunës, nëse grupe të mëdha migrantësh që gjenden në rrugëtim e sipër e ndjejnë veten të ndaluar, të bllokuar e të pashpresë. Dhe këtë gjë po e shikojmë të ndodhë. Prandaj është shumë e rëndësishme, që për njerëzit që kërkojnë azil të krijohen mundësitë që të pranohen në një vend sa më afër vendit të tyre të origjinës. Kjo do të rrisë mundësinë e kthimit të menjëhershëm në vendet e tyre, sapo situata të dryshojë.

Për këtë arsye ne e përshëndesim në mënyrë të veçantë marrëveshjen e sapopërfunduar mes BE­se dhe Turqisë. Në vendet e Ballkanit kemi interesa të përbashkëta strategjike dhe duhet të bashkëpunojmë për ta përballuar këtë krizë përmes një qasje konstruktive.

Për ne në Ballkan është shumë e rëndësishme që SHBA të ruajë prezencën e saj si një faktor vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë. Por dhe Bashkimi Europian nuk duhet të ndalë procesin e zgjerimit të tij për shkak të sfidave me të cilat po ërballet momentalisht. Ne si vende kandidate e konsiderojmë një përgjegjësi tonën gjetjen e një zgjidhje mbarë europiane për këto probleme dhe jemi të vendosur të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo krizë humanitare të mos kthehet në një kërcënim për sigurinë tonë të përbashkët.

Në këto momente kërkohet një demonstrim i fortë kohezioni dhe solidariteti dhe një angazhim i vërtetë për vendosjen e paqes në zonat në konflikt. Ballkani është një shembull, ku mund të nxirren mësime nga e kaluara: Miliardat e eurove që priten të akordohen për përballimin e krizës mund të ndryshojnë jetën e miliona njerëzve, nëse do të investohen në mënyrë strategjike në projekte për promovimin e paqes dhe zhvillimit. Ballkani është një shembull i mirë i mësimeve të nxjerra nga e shkuara.

Berliner Morgenpost



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Albana Osmani me Veliajn për autizmin. Tiço: Lironi rrugët!

Albana Osmani me Veliajn për autizmin. Tiço: Lironi rrugët!

Përkujtohet 2 Prilli/ Basha: Trashigimtarët e komunizmit kthehen tek dhuna

Përkujtohet 2 Prilli/ Basha: Trashigimtarët e komunizmit kthehen tek dhuna

Foto-lajm/Metamorfoza fizike e deputetëve socialiste

Foto-lajm/Metamorfoza fizike e deputetëve socialiste

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}