Aktualitet

KLP verifikon kandidatët, kush janë tre anëtarët që vazhdojnë garën për kreun e SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 21/11/22 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët të cilët garojnë për kreun e SPAK.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve (Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili) ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.

KLP bën me dije se Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK.

Ky vendim është miratuar nga KLP me 10 vota pro, në mungesë të antares Esmeralda Keshi.

Pas