Kronikë

Makina ku udhëtonin u rrëmbye nga uji, fotot e babë e bir që humbën jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 21/11/22 |
Opi Nion

Dy personat që shihni në foto janë babë e bir, Pjetër Rushaj dhe djali i tij Jason, 14 vjeç të  cilët humbën jetën tragjikisht në vendin e quajtur “Grykë Lugje” në njësinë administrative Shkrel, në Malësinë e Madhe, pasi automjetin me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e përroit.

Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila arriti të shpëtojë,pasi u ndihmua nga një banor i zonës.

Policia bëri me dije më herët se trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas 16 orësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë së Madhe.

 

 

 

Pas