-U tha në Opinion

Klosi: Mos u merrni me lulet e mia, ato kanë patur një impakt


               Publikuar në : 21:58 - 05/09/19 |
geliano fataj

Avokati Kujtim Cakrani, i cili ka mbrojtur Mihal Kokëdhimën pasi sulmoi turistët e huaj që ikën nga lokali i tij, tha në studion e emisionit “Opinion” se nëse ministri Klosi nuk do kishte shkuar me lule, kjo ngjarje nuk do ishte bërë kaq e madhe.

Por ministri Klosi, mbrojti veprimin e tij duke argumentuar se lulet kanë patur një impakt tejet pozitiv.

E para ai ishte një ndërtim pa leje, ka qenë në proces legalizimi po ai ndërtim nuk do legalizohej. Edhe pse ka qenë djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist nuk është legalizuar. Mos u merrni me lulet e mia, lulet kanë patur një impakt tejet pozitiv… Ai njeri tani është bërë ambasadori më i mirë për Shqipërinë. Ajo që na duhej neve ishte që shteti të reagonte. Jo të shpresonte të mos dilte video. Unë nuk e dija se cfarë familje ishte, as se kush ishte ai zotëria”, tha Klosi.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eugenio Galdon 69 vjeç, një ndër njerëzit më të pasur të botës. Ai është themelues i “ONO”, kompani spanjolle telekomunikacioni. Kjo kompani u shit në vitin 2015 për 7.2 miliardë Euro. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

Sipas gazetës spanjolle ‘Expansión’, pasuria e Galdon përllogaritet 310 milionë Euro për vitin 2019.

Aktualisht, Eugenio Galdon është nëndrejtor ekzekutiv i bankës ‘Morgan Stanley’ në Quebec të Kanadasë. Ai është gjithashtu themelues dhe aksioner kryesor i grupit spanjoll ‘Multitel’, kompania në fushën e telekomunikacionit./ Opinion.al

Pas