Aktualitet

KLGJ vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 11/06/20 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Vendimi është marrë me 6 vota pro dhe tre kundër. Me këtë vendim, automatikisht, Dvorani largohet edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja e sotme u shoqëruar me debate, ndërsa relatorja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës./ Opinion.al

Pas