Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo është Qeveria e Millosheviçit

2015/11/28 at 10:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kjo është Qeveria e Millosheviçit

Nga Rexhep QOSJA


Sllobodan Millosheviçi ka vdekur, e kanë dënuar faktorët ndërkombëtarë dhe e ka dënuar historia ballkanike. Por mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po përsëriten në Kosovë! Po i përsërisin ata që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviçit, e fati i zi i Kosovës ka bërë që sot ata të sundojnë në Kosovë.

Mënyrat e dhunës e të terrorit psikologjik e policor që përdorte regjimi i Millosheviçit u panë pardje, dje e sot në Prishtinë. Pardje e dje u panë në përpjekjet e qeverisë që ta frikësojë popullin për të dalë në protestën paqësore të 28 Nëntorit kundër dy marrëveshjeve: kundër Marrëveshjes mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe – në të vërtetë të shtetit të ri të Serbisë në Kosovë dhe kundër Marrëveshjes për caktimin e kufijve të ri të Kosovës me Malin e Zi – në të vërtetë të faljes Malit të Zi një pjese të Kosovës.

Mënyrat e asaj dhune e terrori u panë posaçërisht sot më 28 Nëntor. Mbarimi paqësor i protestës së tri partive opozitare e shqetësoi qeverinë dhe e shqetësoi sepse ajo protestë masive tregoi se do të trashëgohej me protesta të reja kundër të njëjtave shkaqe dhe kundër shkaqeve të reja që e kanë bërë Kosovën plaçkë të zhvatur të klasës sunduese politike dhe vend pa kurrfarë shprese për jetë e ardhmëri të më tepër se gjysmës së popullit shqiptar të Kosovës.

Mënyrat e kësaj dhune e terrori u panë mbas përfundimit të kësaj proteste paqësore – u panë e na i përkujtuan terroret e policisë së Millosheviçit gjatë bastisjes së zyrave të selisë së një partie politike të Kosovës – të Vetëvendosjes.

U panë duke arrestuar në mënyra të egra aq protestues sa arrestoheshin në kohën e Millosheviçit.

Ato mënyra të dhunës e terrorit u panë në mënyrën e burgosjes së anëtarit më të ri të Vetëvendosjes: të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi.

Në mënyrë të veçantë këto mënyra të dhunës e terrorit u panë kur u arrestua vrazhdë, egër, urrejtshëm ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të pa setër veshur policia e futi në “maricën” e saj dhe të pa setër veshur policia e çoi në Pallatin e Drejtësisë! Ashtu arrestoheshin dikur ata që konsideroheshin armiq të Kosovës dhe ashtu, siç e thashë, arrestoheshin protestuesit që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë. Donika Kada Bujupi duhet të krenohet për fatin e saj të sotëm. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet të krenohen me fatin e tyre të sotëm. Qeveria e Kosovës, pushteti i Kosovës, duke e bërë fatin e këtyre dy djemve dhe të këtyre dy grave të tillë çfarë e bëri sot – të lavdishëm po tregohet pushtet i dhunës dhe i terrotit ndaj atyre që ia duan të mirën më të madhe Kosovës. Ky pushtet s’ka ardhmëri.

Partia Demokratike e Kosovës duhet sa më parë të shpëtojë nderin e trashëguar prej luftës së saj çlirimtare: duhet sa më parë, sa nuk është bërë vonë, sa nuk është përlyer politikisht e kombëtarisht përgjithmonë, të distancohet prej politikës që Kosovën e ka bërë shtet privat me polici private.

Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë.



Ju sugjerojmë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një fëmijë 5 vjeç

Aksidente tragjike në fundjavë, 2 të vdekur, njëra e mitur

Manjani: Detyra e re, një sfidë e madhe

Manjani shkarkon gardianin e akuzuar për dhunë në familje

Jeni xheloz? 5 këshilla që vërtetë do t’ju vlejnë

Jeni xheloz? 5 këshilla që vërtetë do t'ju vlejnë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është...

Lexo më shumë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}