Kronikë

Kishte zënë pritë për të kryer një vrasje, policia arreston 32-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 25/08/20 |
Al Do

Një 32-vjeçar është kapur nga policia teksa kishte zënë pritë për të vrarë një person.

Në kuadër të operacionit “Parandalimi” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

Policia kishte marrë informacion në lidhje me ngjarjen dhe ka ndaluar në flagrancë 32-vjeçarin.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje”. /Opinion.al

Pas