Bota

Kishin Botox, dhjetëra deve skualifikohen nga konkursi i bukurisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 10/12/21 |
Opi Nion

Më shumë se 40 deve janë skualifikuar nga konkursi i bukurisë në Arabinë Saudite për shkak të injeksioneve Botox dhe përmirësimeve të tjera kozmetike.Konkursi është një moment kryesor i Festivalit të Devesë së Mbretit Abdulaziz, në të cilin mbarështruesit e deveve më të bukura konkurrojnë për rreth 66 milionë dollarë. Juria vendos bazuar në atributet kryesore  të kafshëve që përfshijnë buzët e gjata, të varura, një hundë të madhe dhe gunga me formë.

BBC raporton se gjyqtarët në konkurs përdorën teknologji “të avancuar” për të zbuluar ndërhyrjet e deveve sikurse nuk kishte ndodhur më parë, njoftoi Agjencia shtetërore e shtypit Saudite (SPA). Të gjitha devetë garuese fillimisht u çuan në një sallë ku pamja dhe lëvizjet e tyre të jashtme u ekzaminuan nga specialistë. Kokat, qafat dhe torzat e tyre më pas u skanuan me aparate me rreze X dhe ultratinguj 3D dhe u morën mostra për analiza gjenetike dhe teste të tjera.

Por këtë vit, autoritetet zbuluan se dhjetëra mbarështrues kishin përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve, kishin injektuar botox te buzët dhe kokat për t’i bërë ato më të mëdha./Opinion.al

Pas