Aktualitet

Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:53 - 05/03/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SHBA nuk do të lejojë Kinën që të sfidojë sistemin ndërkombëtar.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja shkruan se sot bota është në një sistem të qëndrueshëm dhe me vlera dhe marrëdhënie që e bëjnë të funksionojë “si duam ne”.

Ajo shprehet se SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë për të mbështetur këto vlera dhe në të ardhmen.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim./ Opinion.al

Pas