Politikë

Sali Shehu kryetar i FRD-së pas ikjes së Topit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 05/03/21 |
Opi Nion

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur kryetar të saj, Sali Shehun që deri më tani mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Shehu, i cili përfaqësoi FRD në negociatat me Partinë Demokratike për koalicionin, do e drejtojë këtë forcë politike deri në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Po ashtu, Asambleja Kombëtare e FRD-së, ka miratuar këtë të premte dhe marrëveshjen politike të koalicionit me PD.

Deklaratë për mediat

Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje. Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Pas