Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kim ka publikuar disa foto nga kjo mbrëmje në rrjetet sociale teks shfaqet krah Bujar Qamilit. Si të mrekullueshëm e ka cilësuar diplomatja amerikane koncertin në të cilën kanë interpretuar këngëtarët e muzikës popullore.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!” ka shkruar ambasadorja.
Ndërkohë bëjmë me dije se “Gjerdani i artë” është një cikël koncertesh, që do ti kushtohet artistëve më të mirë të muzikës popullore shqiptare. Shfaqja e parë e ciklit “Gjerdani i artë” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore iu kushtua Fitnete Rexhës.
View this post on Instagram