Bota

“Ti do vdesësh sonte”, dënohet më 10 vite burg për përdhunim ish-prezantuesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 02/10/21 |
Opi Nion

Një ish-prezantues emisionesh për fëmijë në Angli  i njohur me emrin e artit Des është burgosur pasi akuzohet për përdhunim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në korrik, Paul ‘Des’ Ballard u shpall fajtor për sulmin ndaj viktimës në një dhomë hoteli.

Ndër të tjera njoftohet se ish-prezantuesi 39-vjeçari u shpall fajtor për përdhunim,  sulm, dëmtime kriminale dhe kërcënime për vrasje.

“Ti do të vdesësh sonte”, i ka thënë ai gruas, të cilën e përdhunoi.

Sipas Mirror  ish-prezantuesi televiziv për fëmijë, u burgos për dhjetë vjet në Chelmsford Croën Court.

Detektivi Kontabël Dan Lambert i cili drejtoi hetimin tha: “Sot, Ballard është dënuar me dhjetë vjet burg pasi ka përdhunuar një grua.

“Prioriteti ynë gjatë gjithë këtij hetimi ka qenë sigurimi i mirëqenies së saj dhe sigurimi i drejtësisë për të. Forca që ajo ka treguar ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë kohës.”- përfundoi detektivi./Opinion.al

Pas