Aktualitet

Kim në Seminarin e OSBE: SHBA, në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 24/11/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja e SHBA Yuri Kim mori pjesë në Seminarin e OSBE për “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.

Lidhur me këtë çështje, ambasada e amerikane në Tiranë shkruan në “Facebook” se SHBA është në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit në vend.

Në postimin e ambasadës theksohet se SHBA do të vijojë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Shqipërinë për t’u përballur me çdo kërcënim kriminal.

Postimi

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”./ Opinion.al

Pas