Aktualitet

Kim në kuvend, çfarë u diskutua me Ruçin dhe Ulsi Manjën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 28/05/20 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk ka preferuar të flasë për mediat pas takimit që pati në kryesinë e kuvendit me Kryetarin Gramoz Ruçi dhe kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Megjithatë burimet nga kuvendi kanë zbardhur detaje mbi këto takime. Fillimisht Ambasadorja Kim ka biseduar për 15 minuta me kryetarin e komisionit të ligjeve Manja, i cili e ka njohur mbi ecurinë e reformës në drejtësi nevojat që kanë shprehur disa institucione për disa  rregullime të disa vakumeve që kanë nevojë të plotësohen.

Më pas, për rreth 30 minuta Kim ka biseduar me Kreun e Kuvendit Ruçi, lidhur me reformën në drejtësi, por edhe reformën zgjedhore, që sikurse është deklaruar pritet të përfundojë më 31 Maj.

Në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit theksohet se suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese./Opinion.al

Pas