Aktualitet

Kim mesazh grave sipërmarrëse: Nesër do të jeni forca lëvizëse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim u ka dhënë një mesazh grave, teksa ishte pjesëmarrës në ceremoninë e çmimeve për klasën e parë të të diplomuarave në Akademinë e Grave Sipërmarrëse (AWE).

Ambasadorja e SHBA-ve u shpreh se këto gra dhe ato që do të fuqizohen nesër do të bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë. Sipas saj gratë kanë në dorë të shkruajnë një histori të re.

“Juve që jeni sot këtu, dhe ata që ju do të fuqizoni nesër, keni një mundësinë për të shkruar një histori të re grash të fuqishme sipërmarrëse, të cilat bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

Akademia e Grave Sipërmarrëse (AWE Albania) është pjesë e një programi nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili u jep grave sipërmarrëse aftësitë, burimet dhe rrjetet e duhura për të nisur dhe ngritur biznese të suksesshëm. Ky është një organizim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub./Opinion.al

Pas