Aktualitet

Kim me Ambasadorin e OSBE: Parlamenti të miratojë zgjatjen e mandatit të vetingut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 21/10/21 |
el ida

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka ndarë qëndrimin e saj, pas një takimi me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Del Monaco. Përmes një publikimi në tuiter, Kim shprehet ndër të tjera se nxit parlamentin për të votuar zgjatjen e mandatit te vetingut, ndërsa lidhur me zgjedhjet palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE – ODIHR.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut. Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE – ODIHR mbi zgjedhjet”, shkruan Kim./Opinion.al

Pas