Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore: Në Shqipëri e Kosovë rimëkëmbje e fortë e ekonomisë

2021/10/21 at 3:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Banka Botërore: Në Shqipëri e Kosovë rimëkëmbje e fortë e ekonomisë

 Shqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur sot raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga nivelet më të larta në rajon, duke u renditur pas Malit të zi, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i të cilit parashikohet të arrijë në 10.8 përqind.




Shqipëria

Ecuria e aktivitetit ekonomik në Shqipëri mbështetet kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Sipas drejtuesit të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel Salinas “rritja më e qëndrueshme në sektorë të tjerë është endë një fushë mundësishë për vendin”. Parashikimet e Bankës Botërore janë që rritja të bjerë ndjeshëm në dy vitet e ardhshme, duke u reduktuar në një nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Ecuria e mëtejshme e saj, sipas Bankës Boterore, do të ndikohet dhe nga situata e pandemisë, përfshirë procesin e vaksinimit, i cili në Shqipëri po ecën me ritme të ngadalta, por dhe nga faktorë të tjerë që pritet të ndikojnë të gjithë rajonin, si rritja e çmimeve të energjisë që do të ketë ndikim në ekonomi gjatë muajve në vijim. “Pasiguria mbetet e larte dhe kjo kërkon ndërmarrjen e veprimeve apo kujdes në hartimin e politikave nga ana e autoriteteve”, theksoi zoti Salinas. Shqipëria është gjithashtu një ndër vendet me deficitin fiskal dhe borxhin publik nga më të lartët në rajon.

Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë ka ndikuar dhe në ujen e varfërisë, niveli i së cilës, pritet të bjerë në kuotat e para pandemisë. Megjithatë, sipas të dhënave të këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, me 30.8 përqind, ndërkohë që vendet e tjera janë në kuota ndjeshëm më të ulta.

Kosova

Rritja ekonomike në Kosovë është nxitur kryesisht nga rikuperimi më i fortë se sa pritej në numrin e vizitorëve nga diaspora, rikthimit të besimit të konsumatorit dhe rritjes së nivelit të kredive konsumatore. “Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me hapa të shpejtë nga pandemia COVID-19, dhe deri në fund të vitit 2021 pritet që prodhimi i brendshëm bruto të tejkalojë nivelin e vitit 2019, megjithatë rreziqet për perspektivën mbeten të larta pasi vendi vijon përpjekjet në luftën kundër pandemisë”, thuhet në raport.

Banka Botërore vlerëson se ndikimin të madh në përshpejtimin e rimëkëmbjes patën edhe kufizimet e pakta në aktivitetin ekonomik, masat mbështetëse fiskale dhe rritja e fortë e kredisë që kanë forcuar konsumin privat.

Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit formal. “Rreth 40 mijë vende pune formale janë evidentuar më shumë se gjatë viteve 2019 dhe 2020 ndërsa numri i punëkërkuesve të regjistruar pësoi rënie më shumë se 30 për qind”.

Por sfidë sipas raportit mbetet rritja e çmimeve të konsumit, i udhëhequr kryesisht nga rritja e çmimeve të importit, ku gjatë këtij viti inflancioni pritet të sillet rreth 3.5 për qind.

Banka Botërore parasheh që gjatë këtij viti eksporti dhe importi i mallrave të shënojë rritje të lartë. Importet pritet të rriten me më shumë se 30 për qind në 2021 për të përballuar rigjallërimin në konsum, eksporte dhe investime ndërsa eksportet e mallrave pritet të rriten me 35 për qind.

Deficiti fiskal pritet të ngushtohet ndjeshëm për shkak të përmirësimit të fortë të perfomancës në mbledhjen e të ardhurave publike dhe ngadalësimit në realizimin e investimeve publike. Sipas Bankës Botërore, sektori financiar po përjeton rritje të lartë të kredive dhe depozitave dhe deri në muajin korrik, rritja e kredive arriti në 12 për qind ndërsa e depozitave 14.5 për qind.

Por, rritja aktuale sipas Bankës botërore pritet të ngadalësohet gjatë viteve në vazhdim. Sipas parashikimeve të kësaj banke, Kosova pritet të ketë një rritje ekonomike më të madhe se 4 për qind në periudhën afatmesme, por kjo do të varet nga rrjedha globale e pandemisë dhe menaxhimi i suksesshëm i saj.

Megjithatë, perspektiva është nën kërcënimin e rreziqeve të konsiderueshme të lidhura me COVID-19. “Duke pasur parasysh varësinë e madhe të Kosovës nga vizitat e diasporës, arritja e objektivit të vaksinimit të 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit mbetet e rëndësishme për zbutjen e rreziqeve të lidhura me pandeminë dhe shmangien e rivendosjes së masave të rrepta kufizuese ndaj aktivitetit ekonomik”.

Banka Botërore bën thirrje që Kosova të përshpejtoj reformat ekonomike për të rritur potencialin e saj ekonomik, duke nisur nga përforcimi i qëndrueshmërisë makroekonomike, qeverisjes së shëndoshë, rritjen e produktivitetit të ndërmarrjeve dhe të fermave, rritjen e kapitalit njerëzor dhe nxitjen e eksporteve, konkurrencës dhe investimeve private, veçanërisht investimeve të huaja direkte./VOA

 

 

 

Etiketa: Banka Boterorekosovashqiperia




Ju sugjerojmë

Për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?
Sport

Për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?

4 Dhjetor, 2023 9:04 pm
Izrael: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi
Bota

Izrael: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi

4 Dhjetor, 2023 8:34 pm
Vrau dy grabitësit, dënohet 17 vjet burg argjendari: Shteti nuk më mbrojti, mund të kisha vdekur unë
Bota

Vrau dy grabitësit, dënohet 17 vjet burg argjendari: Shteti nuk më mbrojti, mund të kisha vdekur unë

4 Dhjetor, 2023 8:28 pm
Hajdutët i hyjnë në shtëpi futbollistit të Premier League
Sport

Hajdutët i hyjnë në shtëpi futbollistit të Premier League

4 Dhjetor, 2023 8:23 pm
“Nuk e deshëm Italinë në grup, do mundohemi ta mposhtim”, Duka: S’na ka falur njeri gjë, tentojmë gjithçka 
Aktualitet

“Nuk e deshëm Italinë në grup, do mundohemi ta mposhtim”, Duka: S’na ka falur njeri gjë, tentojmë gjithçka 

4 Dhjetor, 2023 8:00 pm
Mbi 3.600 fëmijë palestinezë të vrarë gjatë tre javësh luftë
Bota

OKB: Të paktën 300 të vdekur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit 

4 Dhjetor, 2023 7:47 pm
Britania shpall planin e ri me 5 pika për frenimin e emigracionit, ashpërsohen rregullat për marrjen e vizave 
Bota

Britania shpall planin e ri me 5 pika për frenimin e emigracionit, ashpërsohen rregullat për marrjen e vizave 

4 Dhjetor, 2023 7:37 pm
Belgjika nxjerr emrat e kokave të trafikut të kokainës, mes tyre dhe një shqiptar 
Kronikë

Belgjika nxjerr emrat e kokave të trafikut të kokainës, mes tyre dhe një shqiptar 

4 Dhjetor, 2023 7:27 pm
Punëtori shqiptar vdes në Itali, 43-vjeçari u aksidentua me furgon, iu pre këmba 
Kronikë

Punëtori shqiptar vdes në Itali, 43-vjeçari u aksidentua me furgon, iu pre këmba 

4 Dhjetor, 2023 7:08 pm
Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, gjykata liron nga qelia Fiqiri Farrukun
Aktualitet

Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, gjykata liron nga qelia Fiqiri Farrukun

4 Dhjetor, 2023 6:58 pm
Para
U padit nga LSI, flet deputeti socialist: Zero rol në dhënien e konçensionit

U padit nga LSI, flet deputeti socialist: Zero rol në dhënien e konçensionit

E 34-ta në listën e PD, kandidatja kërkon rinumërim votash në Tiranë

Hapja e kutive/Rrahman Rraja “vodhi” Ramën, Lediana Fratari me 48 vota plus

Ndahet nga jeta ish-prokurori i komunizmit Aranit Çela

Ndahet nga jeta ish-prokurori i komunizmit Aranit Çela

















TE FUNDIT

Për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?

Për çfarë do të shërbejë mikroçipi në topin e Euro 2024?
4 Dhjetor, 2023

Topi zyrtar i ndeshjes për Euro 2024 thuhet se do të ketë një mikroçip për të kuptuar 2 raste. Qëllimi...

Lexo më shumë

Izrael: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi

Izrael: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi
4 Dhjetor, 2023

Studiuesit e Tel Avivit që kanë nisur hetimet për pasojat e sulmeve të dhunshme të 7 tetorit kanë gjetur prova...

Lexo më shumë

Vrau dy grabitësit, dënohet 17 vjet burg argjendari: Shteti nuk më mbrojti, mund të kisha vdekur unë

Vrau dy grabitësit, dënohet 17 vjet burg argjendari: Shteti nuk më mbrojti, mund të kisha vdekur unë
4 Dhjetor, 2023

Është dënuar me 17 vjet burg për vrasje argjendari Mario Rogero, i cili dy vite më parë ekzekutoi me armë...

Lexo më shumë

Hajdutët i hyjnë në shtëpi futbollistit të Premier League

Hajdutët i hyjnë në shtëpi futbollistit të Premier League
4 Dhjetor, 2023

Ylli i West Ham, Kurt Zouma dhe familja e tij mbetën të traumatizuar pasi një bandë e armatosur bastisi shtëpinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com