Aktualitet

Kim bisedon me kreun e KPK: Të përshpejtohet vetingu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 19/05/20 |
Al Do

Procesi i vetingut duhet përshpejtuar. Kjo është ajo që kanë rënë sot dakord ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kryetarja e KPK, Genta Tafa (Bungo).

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim thekson rëndësinë e institucioneve të vetingut dhe njofton se ka patur një bidedë me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Institucionet e vetingut kanë një prej roleve më të vështirë por të rëndësishëm. Bisedova me Kryetaren e KPK, Genta Tafa Bungo për ta falenderuar për kurajon & këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që vetingu duhet përshpejtuar. SHBA & Shqipëria duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!”- shkruan Kim.

Mandati në krye të KPK i Genta Tafës mbaron këtë vit. Ajo u zgjodh në korrik të vitit 2017 dhe sipas ligjit mandati i saj zgjat 3 vite pa të drejtë rizgjedhjeje. /Opinion.al

Pas