Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto zgjedhje universitare

2016/04/17 at 2:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis përçarja, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi: Ja pse jam me Ben Blushin

Nga Mimoza HAFIZI 


Universitetet publike janë në fushatë zgjedhjesh, kthyer në traditë që prej dy dekadash. Pedagogët dhe studentët, çdo katër vjet vendosin për drejtuesit e tyre, shefa departamentesh, dekanë e rektorë, si dhe për organin kryesor drejtues, senatin. Prej këtu do rrjedhin trupa të rëndësishme menaxhimi, ku përfshihet bordi i administrimit dhe disa këshilla në rang fakulteti. Kjo është rruga e demokracisë që përvijoi arsimi ynë i lartë, duke filluar nga mesi i viteve 90, rrugë që ende vihet në dyshim nga analistët e arsimit publik, dashamirët a dashakeqët. A ishte demokracia zgjedhore rruga më e mirë për universitetet tona? Ky reflektim ndizet e këto debate nxehen sidomos kur zgjedhjet afrohen dhe në ofertën universitare të emrave që i propozohen procesit, shfaqen e rishfaqen të njejtët njerëz, që ndërrojnë postet e karriket, por janë prej dekadash, ngjitur pullë, aty ku e nisën 20 vjet më parë. Njerëz me CV të varfëra në libra, artikuj e konferenca, por të pasura në akuza për abuzime, në procese të hapura e në procese të mbyllura.

Ky reflektim e ky debat do të ishin të pakuptimtë në një shtet demokratik me politikë normale. Në një shtet me mekanizma që s’do e linin menaxhimin universitar të degradonte në abuzim. Me një politikë që nuk do e ngacmonte universitetin në rrjedhën e vet profesionale e demokratike. Po kjo nuk ndodhi tek ne. Shumë drejtues universitarë arritën të mbijetojnë në saje të mbështetjes politike, apo në saje të modeleve që politika ka mbjellë e rritur : njerëz që fitojnë pushtet, përmes tij shpërndajnë favore e grumbullojnë parà, favore e parà që më pas përdoren për të fituar pushtet. Ky është një perpetum mobile, që po funksionon prej dekadash në politikën e madhe si dhe në mjedisin e vogël universitar. Një rrotë që sillet pa u ndalur !

A thua kësaj here rrota do të thyhet, të paktën në universitet? Për dreq mendoj se gjasat janë tepër të vogla. Politika nuk ia dha këtë mundësi universiteteve. Betimi ynë para njerëzve se kur të marrim pushtetin do i çlirojmë universitetet nga rektorët e dekanët abuzues, nga ata që jemi ngjirur duke denoncuar për afera të dyshimta sa kohë ishim në opozitë, ky betim doli i rremë. Që prej vitit 2013, asgjë nuk ndodhi në universitetet publike. Të njejtit njerëz vazhduan të njejtën punë. Kastat u ngurtësuan edhe për tre vjet më shumë. Pedagogët dhe shumica e ndershme universitare, pritën më kot ndihmën e shtetit që rruga për një menaxhim të ndershëm të institucionit të tyre të çlirohej. Pjesa më e madhe e tyre u zmprapsën të zhgënjyer e u mbyllën përsëri në laboratore.

Dhe në fakt s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kastat duan të përjetësohen në politikë, ato s’mund të lejojnë modelin e kundërt të ngrejë kokë diku tjetër.

Gjithsesi, mbetet që shpresa të mbahet gjallë nga brenda universitetit. Uroj që profesorët e vërtetë, ata që kanë shkruar një pjesë të madhe të historisë së universiteteve tona, të jenë zëri dhe mbështetja e kësaj fushate zgjedhore. Për ta përmbysur gjendjen. Me besim dhe kurajo. Pa pritur që diçka e mirë mund të vijë nga jashtë. Mos e prisni këtë! Se kjo soj politike nuk e ka dashur asnjëherë dijen dhe shpirtin e lirë intelektual. Se kjo soj politike e sheh suksesin në proporcion me mungesën e shkollimit- jo profesorëve!

Republika nuk ka nevojë për dijetarë-kjo shprehje i referohet kryetarit të gjykatës revolucionare, në periudhën e Terrorit, pas Revolucionit Francez, kur po i jepte kimistit Lavoisier dënimin me vdekje, me prerje koke në gijotinë. Kimisti i madh, emri i të cilit ka kapërcyer dy-tre shekuj e plot të tjerë do kapërcejë, i kërkoi vetëm disa ditë më shumë jetë, për të mbaruar një eksperiment.

La republique n’a pas besoin de savants! Kështu ka mbetur në shënimet historike kjo shprehje rrënqethëse, për të ardhur deri në ditët tona.

Republika jonë politike sot nuk ka nevojë për dijetarë, kolegë profesorë, por ruajeni e mbajeni fort universitetin tuaj, si shpresa e dijes, ku patjetër një ditë do të ankorohet dhe politika shqiptare.

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke” nga islamikët

Ben Blushi kërcënohet me "prerje koke" nga islamikët

Tërmeti në Ekuador/ 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur

Tërmeti në Ekuador/ 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Avokati i Shullazit: Nuk lejohem ta takoj, është “pengesë artificiale”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi

Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi
20 Qershor, 2025

Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme, në fshatin Sheqishtë të Roskovecit. Mësohet se gjatë saldimit të tubave plastikë, që...

Lexo më shumë

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
20 Qershor, 2025

Pasi faqja e webit doli jashtë funksionit si pasojë e hakerimit nga grupi “Homeland Justice”, ka reaguar Bashkia e Tiranës....

Lexo më shumë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
20 Qershor, 2025

Në plazhin e Durrësit dhe të Lezhës, Task Forca po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në...

Lexo më shumë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
20 Qershor, 2025

Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë, ndërkohë që policia ka arrestuar pronarin e subjektit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com