Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këta janë deputetët “e përjetshëm” të Parlamentit Shqiptar, 1991-2021

2017/07/05 at 7:00 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti i KQZ/ Ja kush janë deputetet dhe kryebashkiakët të dënuar nga gjykatat

Që nga zgjedhjet e para pluraliste në vend, pas rrëzimit të komunizmit, ato të 31 marsit 1991, të paktë janë deputetët që janë pjesëmarrës në çdo legjislaturë, këto 27 vjet. Një tregues karriere për parlamentin e ri është numri i mandateve parlamentare për deputetët. Ka prurje të reja, ka dy studente në parlament, por në thelb, “të vjetrit” kanë kontrollin dhe tabela është ilustrimi më i mirë. Në parlamentin 2017-2021 Edi Rama ka mandatin e tij të dytë si deputet, Lulzim Basha ka mandatin e parë, kur Ilir Meta nuk është deputet për herë të parë prej vitit 1992.


Tabela ilustron jetëgjatësinë e jetës parlamentare për deputetët e zgjedhur më 2017. Jashtë listës ka deputetë të tjerë, të cilët nuk morën mandat, por që kanë karrierë edhe më të gjatë, gjithësesi, treguesit e kësaj legjislature kanë më shumë interes publik sesa treguesit historikë të parlamentit. Anjë grua deputete nuk ndodhet në listën prej 17 deputetësh më me shumë mandate. 100% burra në vendin ku 50% votuese janë gra e vajza.

Tabela tregon se deputetët më me shumë mandate janë drejtuesi më jetëgjatë në PS e në PD, përkatësisht Ruci dhe Berisha. Më 2021 ata akumulojnë 29 vjet në parlament, – shifër rekord në historinë parlamentare pas 1990. Përpara 1990 ka pasur deputetë edhe më me shumë vite në parlament, por parlamenti ishte formal dhe mandati parlamentar ishte edhe më formal.

Pas dyshes kryesore vijnë pesë deputetë me nga 7 mandate parlamentare, tre socialistë (Majko, Ulqini e Brace), një demokrat (Shehu) dhe një minoritar (Dule). Për shkak të mandateve të ndërprera parlamentare më 1991 dhe 1996, dhe ndikimit në kalkulime vitesh, rezulton se deputetë me 6 mandate, si Fino (PS) dhe Tavo (PS, LSI) kanë 24 vite në parlament, 3 më shumë se Shehu, Dule apo Angjeli.

Me pesë mandate të plota parlamentare janë Klosi (PS, nuk e dorëzoi mandatin edhe pas zgjedhjes ministër këtë legjislaturë), Xhafaj (PS), Mediu (PR), dhe Ndoka (PDK). Këta dy të fundit kanë fituar mandate kryesisht falë votave të PD dhe përfshirjes në listën e tyre proporcionale, megjithatë rezultojnë pjesë e 17 deputetëve më me shumë vite në parlament dhe më me shumë mandate parlamentare. I njëjti arsyetim vlen edhe për D.Shehin, i zgjedhur së fundi në siglën e PD në Tiranë.

Në politikë ka një parametër tjetër vlerësimi për karrierat politike: sa produktivë kanë qenë politikanët deputetë, cila është dobia e tyre publike, cilat ligje e reforma kanë inicuar, cfarë impakti kanë pasur në jetën politike dhe në cilësinë e përfaqësimit….pyetje, të cilat nëse i marrim si standarde edhe në vlerësimin e kësaj liste, rezulton se rreth 80% e listës do të merrte vlerësim negativ. Sepse një pjesë e madhe e deputetëve “më me shumë mandate” dhe “më me shumë vite në parlament” nuk kanë inicuar ndonjë ligj në karrierën e tyre të gjatë parlamentare, nuk kanë mbrojtur ndonjë interes publik të vecantë, nuk kanë krijuar ndonjë model frymëzues politik dhe nuk kanë pasur ndonjë impakt publik pozitiv në forcimin e demokracisë përfaqësuese dhe besimit në institucionin e parlamentit. Ata thjesht, u ndodhën në momentin e duhur, pranë liderit të duhur dhe vijuan karrierën, – pa lënë gjurmë, me sjellje të dukshme pragmatiste dhe duke ndryshuar vazhdimisht zonën elektorale apo partinë politike.

Burimi: Politiko.al

 

Etiketa: deputetetKuvendivitet deputet


Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
Para
Kanabizimi i vendit dhe krimi, LSI-ja një tjetër sulm ndaj Qeverisë ‘Rama’

Luan Rama: Shqipëria ka nevojë për opozitë!

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ne jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ne jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit

Terror në Venezuelë

Terror në Venezuelë
















TE FUNDIT

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
27 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje...

Lexo më shumë

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
27 Qershor, 2026

Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë...

Lexo më shumë

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
27 Qershor, 2026

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
27 Qershor, 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}