Aktualitet

Këta drejtues mjetesh të kenë kujdes, bëhen rrezik për aksidente, në vëmendjen e policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 30/11/22 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet në kryeqytet, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se një vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave i është kushtuar drejtuesve të motomjeteve, të cilët gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës, nuk përdorin jelekun fosforeshent, si dhe ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë gara shpejtësie, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

 

Pas