Aktualitet

Meta pas takimit me Berishën: Më 6 dhjetor në protestë, siguria nuk cenohet nga qytetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 30/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Meta bëri të ditur se do ta mbështesë Berishën në protestën që ka paralajmëruar më datë 6 dhjetor, kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Ish-Presidenti theksoi se opozita do të jetë përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit ndërsa shtoi se siguria e Europës nuk kërcënohet nga qytetarët por nga mafia që kërcënon shtetin.

“Nuk është çështje policie, por kushtetute. Jemi për Shqipërinë Europiane dhe jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit dhe minimin e procesit të integrimit të BE. Sigurinë e Europën e kërcënon mafia që kërcënon shtetit për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies. Nuk vjen problemi i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe ata të mbarë Shqipërisë duke protestuar.”, tha ai.

Pas