Bota

Video/ Shpërthen depoja ruse e naftës, dyshohet për akt sabotimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 30/11/22 |
Opi Nion

Një depo nafte shpërtheu në flakë në Rusi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një incident që dyshohet të jetë organizuar nga Ukraina përmes një droni.

Mijëra ton naftë u dogjën rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale, duke shkaktuar një re të madhe tymi në Bryansk, qytet i cili ndodhet në kufirin verior të Ukrainës dhe që dyshohet se përdorej për të furnizuar makinerinë e luftës.

Sipas mediave ruse, një dron hodhi eksploziv mbi depozitat e naftës, shpërthimi i të cilave fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar.

Sakaq, deri më tani Ukraina nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit, ndonëse dyshohet se fshihet pas dhjetëra aktesh sabotazhi brenda territorit rus, që prej nisjes së të ashtuquajturës “operacion special” në shkurt.

Bryansk, Kursk dhe Belgorod, tre rajone që kufizohen në veri me Ukrainën kanë qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve./Opinion.al

Pas