Bota

Këshilloi Clinton që ta bombardonte Serbinë, ndërron jetë George P. Shultz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:59 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Ka ndërruar jetë ish-Sekretar amerikan i Shtetit, George P. Shultz.

Shultz e ka mbajtur këtë post për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, i cili më 1993 e kishte këshilluar atëherë presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, që ta bombardonte Serbinë në luftë me Kosovën.

Media ndërkombëtare raportojnë se George P. Shultz ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare sot.

Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz veproi për një kohë të gjatë pasi dha dorëheqjen si sekretar i shtetit më 1989-ën, njoftoi për vdekjen e tij, por pa dhënë shkakun e vdekjes, raporton Washington Post./Opinion.al

Pas