Bota

Europa përfshihet nga moti i keq, Gjermania nën reshjet e dendura të borës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Europa është përfshirë nga moti i keq. Bëhet me dije se stuhia në Gjermani dhe përmbytjet në Francë kanë bërë që dhjetëra familje të evakuohen nga banesat e tyre.

Në Berlin temperaturat kanë arritur deri në -8 gradë celcius, ndërsa ditën e djeshme një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për stuhi dëbore.

“Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura”, tha Kevin Honicke, kryetar i bashkisë i Berlinit.

Mendohet se reshjet e dendura të dëborës do të vazhdojnë deri të hënën, teksa në veri pritet që niveli i dëborës të arrijë deri në 40 centimetër.  Ndërkohë pritet që kryeminsitri francez të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës.

Pas