Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli vendos sot për imunitetin e Ballukut

2026/02/23 at 8:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Imunitetit për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.


Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK, pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët ndryshuan kurs.

Fillimisht ata ishin shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja ka thënë se po punon për ta zbardhur vendimin para afatit 30-ditor.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

“Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhej në përgjigjen e KE.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.

Duke qenë se kjo javë është “javë e gjelbër”, pritet që raporti të votohet në seancën plenare të 5 marsit.

Gjatë mbledhjes të 16 shkurtit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj Presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Për masa të tjera si marrja e pasaportës apo detyrim paraqitje, SPAK nuk ka nevojë për asnjë autorizim nga parlamenti. Ndërsa për arrestin, qoftë me burg apo në shtëpi, do të duhet si gjithnjë autorizimi i Kuvendit.

Miratimi i ndryshimeve nuk zhbën dot masën ndaj Ballukut sepse nuk kanë fuqi prapavepruese.

Ndarja 4-4 e Gjykatës Kushtetuese mundësoi rrëzimin e kërkesës së Ramës duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra.

Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se “pezullimi nga detyra cenon funksionin”.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.



Ju sugjerojmë

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
Para
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Kush ishte "El Mencho", udhëheqësi i frikshëm i kartelit të drogës

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Zelensky: Putin ka filluar Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet

Sekuestrohen 57 kg kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë

Sekuestrohen 57 kg kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë
















TE FUNDIT

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
2 Korrik, 2026

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të...

Lexo më shumë

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
2 Korrik, 2026

Sërish tensione dhe përplasje para Kuvendit. Pas hedhjes së sprajit me piper, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
2 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me...

Lexo më shumë

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
2 Korrik, 2026

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}