Aktualitet

Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë


               Publikuar në : 17:30 - 17/09/19 |
Opi Nion

31 shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar. Shqiptartë u kthyen në shqipëri në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe belge.

Mësohet se 27 nga 31 të riatdhesuarit kishin kërkuar azil në Francë, ndërsa 4 kishin kërkuar në Belgjikë.

Ministri e Brendshme është shprehur se shanset për azil janë zero dhe se qytetarët shqiptar duhet të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

Kujtojmë që Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit, ndërsa në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX./ Opinion.al E.Xh.

Pas