Aktualitet

Kërkoi 12 mijë€ për një ekstradim nga Italia,Avokati Lavdosh Shehu kërkon lirinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 03/11/21 |
Opi Nion

Avokati Lavdosh Shehu i cili u arrestua për korrupsion me urdhër të SPAK, ka apeluar  masën e sigurisë që dha gjykata e shkallës së parë.

Dyshohet se avokati ka kërkuar nga familjarët e një të dënuari 12 mijë euro për të ndikuar tek Ministria e Drejtësisë për ekstradimin nga Italia.

Ndërkohë, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ai ka depozituar ankimimin në apel ku kërkon ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në garanci pasurore. Sipas palës mbrojtëse, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale, pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

“Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi.

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan”, thuhej në njoftimin e SPAK./Opinion.al

 

Pas