Aktualitet

Buxheti/ Ibrahimaj: Fond 1 miliard lekë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 03/11/21 |
Opi Nion

Në Komisionin e Ekonomisë të mbledhur sërish këtë të mërkurë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qeveria për vitin 2022 ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekë për ish të përndjekurit politikë.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se dy vitet e fundit fondi i buxhetit të shtetit ka qenë shumë i presuar nga pandemia dhe tërmeti dhe shpenzimet dhe fondet e tjera kanë hasur diferenca.

“Ne kemi alokuar fond edhe vazhdojë për të kompensuar ish të përndjekurit. Për vitin 2022 fondi i alokuar është 1 miliard lekë. Të gjithë ata ish të përndjekur që janë të gjallë janë të kompensuar dhe pjesa e mbetur mbeten për familjarët. Gjatë dy viteve të fondit buxheti i shtetit ka qenë shumë i presuar nga pandemia dhe tërmeti dhe shpenzimet dhe fondet e tjera kanë hasur diferenca,” tha ministrja./Opinion.al

Pas