Aktualitet

Kërkesat për azil, Rama:Na thonë ndalojini, si mund të vëmë ne rregull në kanalin anglez



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 15/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një prej paneleve të Kongresit të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë në Berlin, është ndalur edhe te emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Ai tha se qeveria britanike i ka kërkuar që të ndalohen emigrantët r paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk është e mundur që qeveria shqiptare të vendosë rregull në kanalin anglez.

“Dua të ndaj këtu edhe anën tjetër të historisë që ka të bëjë me njerëzit që kërkojnë azil, të rinjtë që kërkojnë azil së fundmi në Britani.

Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di.

Ajo çfarë di është që nëqoftëse nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit, dhe nëqoftëse vazhdojmë të flasim për Europën demokratike, për vijën e përbashkët të demokracive kundër autokracive e kështu me radhë dhe pastaj të na mungojnë veprat kur vjen fjala për të vepruar së bashku, jo vetëm sa i takon solidaritetit, por edhe për objektivat e përbashkëta dhe në një kuptim të përbashkët, ne do të humbim shumë, sepse ka një avantazh të madh me të cilin përballen demokracitë kur luftojnë autokracitë e jo më kur bëjnë një luftë.

Kufiri i dhembjes së personave që jetojnë në diktaturë dhe në regjime mizore është shumë më i lartë sesa kufiri i dhembjes së njerëzve që jetojnë në demokraci”, tha Rama.

Pas