Kryesore

Kërkesa e Vuçiç për të dërguar trupa në veri/Rama: Kosova kurrë më nën ligjin e Beogradit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 15/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbrëmjen tradicionale të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri komentoi edhe trazirat ne veri të Kosovës si dhe kërkesën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç drejtuar NATO-s për të dërguar trupa ushtarake serbe në veri të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë kërkesë të Vuçiç si shashkë speciale të retorikës politike të ditës ndërsa shtoi se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit.

“Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”.

Më tej kryeministri Rama e vuri theksin te dialogu./Opinion.al

Pas