Aktualitet

Kërcënimet ndaj shefit të Krimeve në Gramsh, antiterrori nis hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 07/02/21 |
Doriana Çepunaj

Dy ditë më parë u kërcënua me jetë shefi i krimeve në Gramsh Sokol Novaku. Lidhur me këtë çështje bëhet me dije se antiterrori ka nisur hetimet.

Gjithashtu, mësohet se përveç shefit të krimeve në Gramsh të njëjtët persona kane kërcënuar dhe zyrtare të tjerë të drejtësisë në Elbasan.

Kujtojmë se Novakut i është dërguar një mesazh ku shkruhej:  “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”

Pas marrjes së mesazhit kërcënues ai ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzimin për kërcënimin e jetës së tij dhe familjarëve.

Sokol Novaku, rreth 10 ditë më parë u transferua si shef krimesh në komisariatin e policisë në Gramsh, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Nr.2 në Tiranë./Opinion.al

Pas