Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këpucari shqiptar në Itali nderohet me çmim nga Papa Francesku

2018/06/21 at 3:27 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Këpucari shqiptar në Itali nderohet me çmim nga Papa Francesku

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatit, Papa Francesku dhe Selia e Shenjtë në Vatikan ka nderuar emigrantin shqiptar Petrit Kozeli me titullin ‘Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës’.

“Një palë këpucë në shenjë paqeje për një rrugëtim të përbashkët”.

Ky është frymëzimi i punës së përditshme të emigrantit shqiptar Petrit Kozeli në punishten e tij të thjeshtë prej këpucari në qytetin e Mantovas. Prej vitit 1991 ai jeton në këtë qytet së bashku me familjen e tij.

Dikur me profesionin fotograf në Tiranë, sot Petriti është një këpucar profesionist, zanat të cilin e ushtron me shumë dinjitet e fantazi.

Shqiptari Petrit Kozeli si shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, është vlerësuar më vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin “T’i veshim së bashku këto këpucë për një Itali më të mirë e më të begatë!” ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

“Nëse doni të dini se ç’është nënshtetësia italiane shkoni në punishten e Petrit Kozelit,”-ka thënë për të Kryetari i Bashkisë së Mantovës.

Këpucët e punuara nga ai janë simboli i rrugëtimit të përbashkët mes banorëve vendas dhe emigrantëve e qytetarëve të rinj italianë.

Po një palë këpucë me flamurin shqiptar e shqiponjën dy krerëshe u punuan nga Petriti enkas për Papa Franceskun.

Sot 4 vite më vonë nga ky vlerësim këpucari shqiptar ka marrë një tjetër titull të rëndësishëm. Me një dekretim special Selia e Shenjtë në Vatikan e Papa Francesku e ka vlerësuar me titullin Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës.

Është hera e parë në historinë e provincës së Mantovas që një qytetar i saj nderohet me një titull të tillë nga Vatikani dhe nga vetë Ati i Shenjtë dhe mbi të gjitha këtë vlerësim e merr një emigrant shqiptar.

Kozeli u prit në Ambasadën shqiptare në Romë nga ambasadorja Anila Bitri, e cila e vlerësoi si shembullin më të mirë të një shqiptari emigrant në Itali duke e përgëzuar për vlerësim e larta si nga shteti italian ashtu dhe nga Vatikani. /OraNews




Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Para
As ar e as diamant, ja cilët janë materialet më të shtrenjta në botë

As ar e as diamant, ja cilët janë materialet më të shtrenjta në botë

VIDEO/ Djali masakroi prindërit me thikë, flet babai: Kemi qenë mësues të dy, por nga fëmija çfarë nuk pret

VIDEO/ Djali masakroi prindërit me thikë, flet babai: Kemi qenë mësues të dy, por nga fëmija çfarë nuk pret

Izet Haxhia kërkon Sali Berishën në Gjykatë: Dua të përballem me denoncuesin tim

Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë
















TE FUNDIT

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
21 Tetor, 2025

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, Florjan Binaj zhvilloi këtë të martë takimin...

Lexo më shumë

Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
21 Tetor, 2025

“Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është...

Lexo më shumë

Takimi Trump-Putin, Rusia: BE dhe NATO po bëjnë gjithçka për ta minuar

Trump: Nëse Putin pushton të gjithë Ukrainën do çojë në “rrëzimin” e Rusisë
21 Tetor, 2025

Shpresat e Presidentit amerikan Donald Trump për një takim të shpejtë me homologun rus Vladimir Putin mund të mos konkretizohen....

Lexo më shumë

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
21 Tetor, 2025

Dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni. Kështu e ka nisur rrugën e tij drejt burgut ish-presidenti Nicolas Sarkozy....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com