Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

2025/10/17 at 6:01 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

Nëse mendoni njihni tifozë të flaktë futbolli, mendohuni dy herë. Nw Bullgari ekziston një tifoz, i cili quhej Marin Levidzhov, por e deshi aq shumë Manchester United-in sa vendosi ta përjetësojë këtë dashuri, në emrin e tij. Levidzhov, i cili ndërroi jetë këtë javë në moshën 62-vjeçare, mbetet një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të pasionit pa kufij për një klub futbolli.

Për çdo tifoz të Manchester United-it, data 26 maj 1999 është e paharrueshme. Ishte nata kur golat në minutat shtesë të Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjær sollën përmbysjen historike ndaj Bayern Munchen dhe siguruan fitoren 2-1 në finalen e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”.

Në atë mbrëmje, në qytetin e vogël Svishtov buzë Danubit, një burrë 36-vjeçar me emrin Marin Zdravkov Levidzhov e përjetoi fitoren ndryshe nga të gjithë. Ai i bëri vetes një premtim: nëse United arrinte ta përmbyste ndeshjen, ai do të bënte gjithçka për të ndryshuar emrin e tij në Manchester United. Dhe kur Solskjær shënoi golin e dytë, ëndrra e Marin-it nisi të merrte formë.

Lufta për një emër

Të nesërmen, Marin shkoi te një avokat për të kërkuar ndryshimin e emrit. Ishte fillimi i një beteje ligjore 15-vjeçare, plot refuzime e zhgënjime. Në Bullgarinë post-komuniste, kërkesa e tij u cilësua si “absurde”. Gjykata e refuzoi fillimisht kërkesën për arsye të të drejtave të autorit, pasi “Manchester United” ishte një markë e mbrojtur ndërkombëtarisht.

Një gjykatës lokal më vonë i dha pjesërisht të drejtë: ai mund ta ndryshonte emrin e parë në Manchester, por jo mbiemrin në United. Marin nuk u dorëzua: “Nuk dua të quhem thjesht si një qytet anglez, dua të mbaj emrin e klubit që dua”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Një jetë e përkushtuar “Djajve të Kuq”

Jeta e Marin-it ishte modeste. Jetonte me të ëmën, punonte punë të ndryshme ndërtimi dhe kujdesej për një tufë macesh në oborrin e shtëpisë. Të gjitha macet kishin emra të lojtarëve të United-it, nga Rio Ferdinand te Rooney, por e preferuara e tij quhej Beckham.

Pas shumë përpjekjesh, Marin arriti një fitore të vogël: gjykata i lejoi që “United” të figurojë si nofkë zyrtare në kartën e identitetit. Por kjo nuk e kënaqte. “Nuk do të ndalem derisa të quhem plotësisht Manchester United”, thoshte ai shpesh.

Edhe pse i ofruan bashkëpunime tregtare dhe mundësi për të fituar para nga fama e tij, Marin i refuzoi të gjitha. Për të, emri “Manchester United” ishte i shenjtë, jo një burim fitimi.

Nga Svishtovi në Old Trafford

Në vitin 2011, një ekip gazetarësh realizoi dokumentar për jetën e tij dhe e bëri realitet ëndrrën që të vizitonte Old Trafford. Aty, Marin u takua edhe me Dimitar Berbatov, sulmuesin bullgar të United-it në atë kohë.

Tre vjet më vonë, në shenjë proteste ndaj vendimeve gjyqësore, ai bëri tatuazh stemën e klubit në ballë. Pas vdekjes së nënës nga Covid-19 dhe vështirësive ekonomike, jeta e tij u bë edhe më e rëndë, por ai gjeti një mënyrë për të përmbushur ëndrrën e tij shpirtërore: u pagëzua në një kishë ortodokse me emrin Manchester United Zdravkov Levidzhov. “Zoti të paktën do të më njohë me emrin tim të vërtetë”, thoshte ai.

Të hënën, më 13 tetor, zemra e tij pushoi së rrahuri. Ai që nisi si një tifoz i zakonshëm u bë simbol i dashurisë absolute për klubin e zemrës. Ndoshta tani, shpirti i Manchester United-it nga Svishtovi, më në fund do të gjejë paqen që kërkoi gjithë jetën.

Ju sugjerojmë

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
Kronikë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

11 Dhjetor, 2025 11:43 am
Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

11 Dhjetor, 2025 11:08 am
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

11 Dhjetor, 2025 11:06 am
“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe
Aktualitet

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe

11 Dhjetor, 2025 10:42 am
Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit
Kryesore

Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit

11 Dhjetor, 2025 10:37 am
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Aktualitet

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet

11 Dhjetor, 2025 10:15 am
Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

11 Dhjetor, 2025 9:36 am
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
Bota

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

11 Dhjetor, 2025 9:21 am
Para
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

TE FUNDIT

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
11 Dhjetor, 2025

Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e...

Lexo më shumë

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
11 Dhjetor, 2025

Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike, ku sipas Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka më asnjë...

Lexo më shumë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
11 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit. Koka u...

Lexo më shumë

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
11 Dhjetor, 2025

KLP ka nisur intervistimin e kandidatëve për kreun e ri të SPAK që do të pasojë në këtë detyre, Altin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com