InstaBIZ

Kendall Jenner nuk po e vuan aspak ndarjen, gati për njohje të reja


               Publikuar në : 12:44 - 27/05/19 |
xhu lia

Modelja Kendall Jenner është e vetmja nga motrat Kardashian-Jenner, e cila nuk është bërë ende nënë.

Megjithatë ajo është shprehur në intervistën e saj të fundit për “Vogue” se në një ardhme të afërt e shihte veten të martuar, duke patur parasysh se ndodhej në një lidhje me basketbollistin Ben Simmons.

Mirëpo tashmë që çifti ka pak kohë që është ndarë,  duket se Kendall është duke shijuar pafund kohën e saj si beqare.

Ajo publikuar disa foto në një jaht me miken e saj Bella Hadid duke u argëtuar. Gjithashtu ajo ka kaluar një kohë shumë të mirë në Kanë ku është njohur dhe ka krijuar miqësi me shumë njerëz të rinj.

Duket se Kendall nuk po e vuan shumë ndarjen nga Simmons, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë fakt./Opinion.al/

Pas