Aktualitet

613 kg kokainë në banane, mbyllen hetimet


               Publikuar në : 13:07 - 27/05/19 |
Al Do

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen e 613kg kokainë që u kapën në kamionin me banane në Portin e Durrësit.

Si të pandehur në këtë dosje janë Arbër Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj. Akuzat që bien mbi ta janë ato të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Abër Çekaj është marrë si i pandehur në mungesë pasi ndodhet në Gjermani

Kujtojmë se në 28 Shkurt të 2018 në një konteiner me banane, të ardhur nga Kolumbia si porosi e kompanisë “Arbri Garden”, u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të tij rreth 613 kg kokainë. Pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pasi ishte larguar ndërkohë në drejtim të Gjermanisë. /Opinion.al

Pas