Bota

Londër, shpërthehet bomba 250 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore


               Publikuar në : 14:04 - 27/05/19 |
el ida

Shpërthimi i kontrolluar i një bombe gjermane të Luftës së Dytë Botërore shkaktoi panik dhe zemërim tek banorët e Kingston në jugperëndim të Londrës.

Duket se llogaritjet për asgjësimin e bombës 250 kg për të cilën ishin evakuuar dhe 1500 banorë të zonës përreth nuk ishin kryer në mënyrë të saktë. Zakonisht bomba të tilla transportohen dhe asgjësohem në vende të posaçme nga ushtria, por kësaj radhe u vendos që mjeti shpërthyes të mbulohej me rërë për të ulur zhurmat dhe dëmet.

Parashikimet e ekspertëve dështuan dhe shpërthimi i kontrolluar u dëgjua rreth 10 km, duke shkaktuar dëme në dritaret e banesave dhe makinave pranë kraterit të hapur, si dhe tension, të qara dhe frikë mes njerëzve në zonën përreth./Opinion.al

 

Pas