InstaBIZ

“Këmbeve një një Rolex me një Casio”, Piqué i përgjigjet Shakirës: Kjo do zgjasë një jetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 14/01/23 |
el ida

Shakira dhe Gerard Piqué, të cilët u ndanë verën e kaluar pas 11 vitesh së bashku dhe dy fëmijëve, Milan dhe Sasha, po sulmojnë njëri-tjetrin me ngacmime.

Këngëtarja ka nxjerrë një këngë të re, në të cilën shprehet se vlen shumë më tepër se partnerja aktuale e ish-futbollistit, Clara Chia Marti. “Unë vlej dy herë më shumë se 22”, thoshte ajo në këngën që i referohet qartë moshës së të dashurës së re të Piqué. Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një Rolex me një Casio”.

Ishte pikërisht kjo strofë e vogël që ndezi ironi dhe meme sociale. Megjithatë, përgjigja e Piqué nuk vonoi. Gjatë një transmetimi televiziv, ish-mbrojtësi njofton një kontratë sponsorizimi me firmën “Casio”.  Me orën në dore ai thotë: “Kjo do të zgjasë një jetë”.

Të pranishmit në transmetimin e drejtpërdrejtë shpërthyen së qeshuri dhe videoja gazmore u bë virale. Me sa duket, Piqué donte t’i bënte të ditur Shakirës se historia me Clarën nuk është diccka kalimtare, por një çështje serioze në një kohë kur ngacmimet mes dy ish -të dashuruarve bëhen gjithnjë e më pikante./Opinion.al

 

Pas