Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar këtë të shtunë kryesinë e re, ku u zgjodhën 14 anëtarë burra dhe 6 gra nga 47 kandidatura.
Sikurse shihet, kandidati më I votuar ka qenë Belind Këlliçi me 192 vota, ndërkohë që në listën e zonjave ka qenë Fatbardha Kadiu.
Vërehet se jashtë kryesisë kanë mbetur Arben Imami, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, por edhe Klevis Balliu e Genc Pollo.
Gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Fatbardha Kadiu 148
Ina Zhupa 126
Jozefina Topalli 118
Edit Harxhi 85
Mimoza Hajdarmataj 78
Eleina Qirici 75
Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Belind Këllici 192
Flamur Noka 166
Oerd Bylykbashi 148
Ervin Minarolli 137
Luciano Boçi 128
Agron Shehaj 123
Luan Baçi 121
Grigels Muçollari 116
Gent Strazimiri 100
Eno Bozdo 96
Keltis Kruja 91
Arben Ristani 90
Aldo Bumçi 89
Florion Mima 88