Kryesore

Veliaj: Presidenti brenda Qershorit, PS ka 10 emra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 28/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha gjatë një interviste televizive, se brenda muajit Qershor do të kemi presidentin e ri.

Veliaj pohoi në News 24, se Partia Socialiste ka 10 emra si kandidatë të mundshëm dhe do të votojë njërin prej tyre, nëse PD nuk do të paraqesë kandidaturë.

“Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një President normal, që nuk bën brigadierin e komunales. Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij. Unë kam parë kryetar bashkie që duan të bëhen President, por presidentë që duan të bëhen drejtor komunaleje, nuk kisha parë. Ne kemi  10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie. Me sa duket, ata e kanë humbur rrugën  në oborr si “Xhaferri simiten”. Do ju japim edhe një mundësi të tretë, na propozoni një emër që të jetë i pranueshëm. Di të them këtë që Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një deputet aktiv, një socialist aktiv, por të kemi një njeri normal. Besoj se i kemi dalë borxhit opozitës duke i thënë tre herë na propozoni një njeri normal, na propozo një figurë të pranueshme, një njeri unifikues të vendit tonë. Nëse opozita thotë tre herë “Jo”, atëherë do të duhet që ta propozojmë vetë këtë figurë. Besoj se mes 10 emrave që kemi, do të zgjedhim një personalitet dinjitoz, që nuk merret me ujërat e zeza, me asfaltin, me llaç e tulla, dhe nuk e çon shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan”, tha Veliaj.

Pas