Kronikë

Nëna dhe vajzat ndërruan jetë nga rryma, flet fiqnji: Ishte e ftohtë akull


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 28/05/22 |
Opi Nion

Fqinji i familjes Kola në Fushë Arrëz, ka treguar se i ka gjetur pa jetë nënën dhe dy vajzat e moshës 19 dhe 16 vjeçe, brenda në banesë, pas kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas rrëfimit të tij, e ëma sapo ishte kthyer nga puna ku ka gjetur pa jetë vajzat dhe me sa duket teksa është afruar ta kapë, ka ndërruar gjithashtu jetë.

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë fqinji i familjes Kola. Në media u raportua se njëra prej vajzave ka qenë në dush në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën dhe motra e saj gjithashtu ka ndërruar jetë, ndërsa ka tentuar ta ndihmojë. Fatkeqësisht pas tyre edhe nëna 43-vjeçare nuk ja ka dalë. /Opinion.al

Pas