Politikë

Këlliçi e paditi, Kokalari: Njerëzit e tij me sulmojnë deri në ngacmim seksual



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 17/06/22 |
Opi Nion

Edhe pse për disa muaj ishin bashkëpunëtorë në Foltoret e organizuara nga Sali Berisha, për përplasjen e Belind Këlliçit dhe Evi Kokalarit do të vendos gjykata e Tiranës.

Pas padisë për shpifje të bërë nga Këlliçi, Kokalari ka reaguar nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale ku thotë se ka prova të cilat ndodhen në selinë e PD.

Sipas saj, këto prova nuk mund të publikohen nga ajo, por nëse do i kërkoj gjyakata është e detyruar që ti paraqesë për t’u mbrojtur para organit të akuzës.

Më tëj, Kokalari thotë se deputeti i PD po përdor njerëz për ta sulmuar, gjë e cila sipas saj, ka shkuar deri dhe në ngacmim seksual.

Reagimi i Kokalarit

BELIND KELLICI ME DOLI NE SHTEG!!

E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.

Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuar, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ngacmimet seksuale, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet e hapura dhe ballore, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum.  Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!

Pas