Politikë

Djali i Çuçit u arrestua në Itali? Alibeaj:Ministri të jap sqarim të menjëhershëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 17/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me një lajm që qarkullon në media ku thuhet se djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi është proceduar penalisht nga policia italiane për kontrabandë ilaçesh.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj  shkruan se Çuçi duhet të jap sqarime për këtë çështje dhe si ministër duhet të bëj transparencë për qytetarët.

Më herët, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se djali i Çuçit u arrestua në Itali, ndonëse në Shqipëri ky lajm ende nuk ishte publikuar.

“Lajmi i publikuar për procedimin penal nga një gjykatë italiane për djalin e ministrit Bledi Cuci kërkon sqarimin e menjëhershëm prej Ministrit të Brendshëm lidhur me përfshirjen e familjarëve të tij në një rrjet trafiku medikamentesh mjekësore. Është thelbësore për funksionin e Ministrit të Brendshëm transparenca për publikun, për të sqaruar nëse ajo që ka ndodhur pajtohet me funksionin e lartë publik të Ministrit përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë nga kriminaliteti”,-shprehet Alibeaj./Opinion.al

Pas