Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ke vrarë njerëz në bulevard”, Berisha-gazetarit: Provokator nga Novisadi

2022/01/14 at 9:05 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ke vrarë njerëz në bulevard”, Berisha-gazetarit: Provokator nga Novisadi

Ish-kryeministri, Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin, Imer Mushkolaj gjatë një emisioni televiziv në Kosovë.

Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri, si 21 Janari ku u vranë 4 protestues në kohën kur Berisha ishte kryeministër. Ai e konsideroi ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.

Akuzat e Mushkolajt sollën dhe reagimin e ish-kryeministrit, i cili iu kundërpërgjigj duke e quajtur gënjeshtar i pafytyrë, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.

Imer Mushkolaj: Zoti Berisha kur ju përmendni dhunën, më duket shumë ironike, sidomos janarin. Jo me 8, por me 21 janar, një dekadë më parë, kur ju ishit kryeministër janë vrarë 4 protestues në bulevard. Edhe sa her ju, zoti Berisha përmendi dhunën, është shumë tragjike për ta quajtur komike. Ju sugjeroj që fjalën dhunë mos ta merrni në gojë për shkak se ju jeni e keni përgjegjësin për vrasjen e atyre 4 protestuesve. Edhe ata ishin protestues të qetë. Edhe ata ishin protestues sikurse jeni ju. Ju duhet të jeni personi i fundit që flisni për dhunë për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm. Ky është një konstatim që e dinë të gjithë shqiptarët.

Berisha: Më dëgjo të të them unë ty, se ti shkon shpesh në Novisad.

Mushkolaj: Nuk ka lidhje ku shkoj unë.

Berisha: Ka lidhje, ti je një gënjeshtar i pafytyrë!

Mushkolaj: Unë shkoj në Novisad, por nuk e furnizoj makineritë si ti ato të Millosheviçit.

Berisha: Je i pafytyrë, sepse ti krahason një protestë paqësore me 21 janarin. Ti je i frymëzuar në Novisad.

Mushkolaj: Faleminderit shumë, e keni zbuluar ujin e nxehtë.

Berisha: E para, i them atij frekuentuesit të rregullt të Novisadit se ata protestues më  8 janar po shkonin në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë. Ai gënjen, gënjen. Për sa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër si ti që e quan paqësore.

Mushkolaj: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve. Ke vrarë njerëz në bulevard, pas Piramidave dhe Gërdecit.

Berisha – moderatorit: Ke sjellë një provokator nga Novisadi. Kush e ka quajtur paqësore 21 janarit përveçse një ordiner si ai.

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Ju sugjerojmë

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Para

Video/ Me pistoletë, fishekë, maskë në banesë, pranga të riut në Tiranë

Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

Globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

TE FUNDIT

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të...

Lexo më shumë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
19 Janar, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28...

Lexo më shumë

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
19 Janar, 2026

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm...

Lexo më shumë

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
19 Janar, 2026

Qeveria e Irakut ka bërë me dije se forcat amerikane kishin përfunduar një "tërheqje të plotë" nga objektet ushtarake brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com