Aktualitet

KE reagon pas deklaratës së Ramës: Nuk ndërhyjmë në fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 23/03/21 |
Opi Nion

Zyra e shtypit e Komisionit Evropian në Bruksel ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi komisionerët e BE se po ndërhyjnë në fushatën e brendshme elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një reagim për “Euronews Albania”, zëdhënësja për shtyp e KE, Ana Pizonero theksoi se aktiviteti i sotëm ishte në nivel rajonal dhe pa asnjë ndikim në situatën politike shqiptare.

“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor. Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj”,-thuhet në reagim./ Opinion.al

Pas