Aktualitet

Katër aksidente gjatë pasdites, 8 persona të plagosur


               Publikuar në : 17:57 - 24/08/19 |
Al Do

Katër aksidente rrugore janë shënuar pasditen e sotme duke lënë 8 persona të plagosur ndër të cilët dy janë në gjendje të rëndë.

Dy automjete janë përplasur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonë së Fushë-Milotit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve.

Të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy persona nga një aksident i ndodhur në afërsi të Gjormit në Fushë-Krujë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar.

Në Mamurras gjithashtu është shënuar një tjetër aksident ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur plotësisht në një parcelë. Për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit.

Një tjetër automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në Elbasan në aksin që lidh qendrën e qytetit me lagjen NSHU, pranë Tregut Agroushqimor.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj. /Opinion.al

Pas