Bota

Katedralja e Notre-Dame/ Zjarri vihet nën kontroll, por ka ende dyshime


               Publikuar në : 09:01 - 16/04/19 |
b.f

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë, zjarri i madh që dogji katedralen e Notre Dame në Paris, thuajse është shuar. Ka ende disa vatra të vogla zjarri, por autoritetet kanë thënë se situata është në kontroll.

Si pasojë e zjarrit, është shkatërruar dy e treta e tavanit, aq sa të hënën u mendua se mund të digjej e gjithë katedralja. Megjithëse kjo gjë nuk ka ndodhur, të martën në mëngjes Laurent Nuñez, Sekretar i Shtetit për Ministrinë e Brendshme, ka thënë se ka dyshime se si do të rezistojë struktura.

Mendohet se veprat e artit që kanë qenë brenda katedrales janë shpëtuar, por kjo gjë do të kuptohet vetëm gjatë ditës së martë e në vijim. Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për zjarrin, ndërsa policia ka hedhur hipotezën se gjithçka nisi gjatë punimeve për restaurimin e kambanores së katedrales./Opinion.al

Pas