Kryesore

Tabela/ Hyjnë në fuqi pagat e reja


               Publikuar në : 09:35 - 16/04/19 |
b.f

Siç ishte deklaruar, kanë hyrë në fuqi VKM-të për rritjen e pagave të mësuesve, ushtarakëve, diplomatëve, edukatorëve dhe policisë së burgjeve.

Në sistemin arsimor, një drejtori të arsimit të mesëm paga sipas pozicionit rritet në 61.000 lekë, nga 57.750 lekë që ishte tani. Kjo pagë ka si shtesa pagesën për vjetërsi në punë si dhe pagesa të tjera në përputhje me nivelin arsimor të drejtorit. Rritja llogaritet në masën 6 për qind. Në tabelat e mëposhtme, mund të lexohen edhe rritjet e pagave për mësuesit, sipas cikleve, kualifikimeve dhe vjetërsisë në punë.

Nga ana tjetër, për një edukatore kopshti me shkollë të mesme paga bazë shkon nga 31.350 lekë në 34.000 lekë, me një rritje gati 9 për qind.

Sa u përket ushtarakëve, paga e gjeneralëve dhe paga e gradave të tjera më të larta nuk lëviz, por rritja është e ndjeshme në bazë të piramidës së pagave. Kështu, paga më e ulët, që i përket “ushtarit të parë” tani do të jetë 39.300 lekë, nga 33.600 lekë në muaj, me një rritje prej 17 përqindësh./Opinion.al

shtesa-per-mesuesit-1 shtesa-per-mesuesit-2 shtesa-e-pagave-ushtaraket-2 shtesat-e-pagave-ushtaraket-e-fundit-1 policia-e-burgjeve
<
>

Pas