Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katastrofë

2016/06/24 at 6:12 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Katastrofë

Nga Christoph HASSELBACH


E pabesueshmja ndodhi: shumica e britanikëve duan të largohen nga BE-ja. Por BE-ja tani duhet të tregohet e matur dhe të mos mendojë për hakmarrje

Rezultati është një fatkeqësi, dhe madje për të gjithë. Prej këtij vendimi do të ketë vetëm humbës. Mbështetësit e Brexit-it mund të ndjehen tani më të pavarur, por së shpejti do ta kuptojnë se kjo është një pavarësi mashtruese. Vendi do të bëhet më i varfër. Dhe, më e rëndësishmja, Mbretëria e Bashkuar mund të shpërbëhet, sepse skocezët duan të qëndrojnë në BE dhe mund të shkëputen nga Mbretëria e Bashkuar. Po ashtu edhe thirrjet për një Irlandë të bashkuar mund të bëhen më të forta, sepse kufiri i jashtëm i BE-së kalon tani pas Brexit-it mespërmes Irlandës.

Por, të paktën po aq pasoja të rënda pritet të ketë vendimi i britanikëve edhe për pjesën tjetër të BE-së. Kjo jo vetëm se do të mungojë një kontribues i rëndësishëm për arkat e BE-së. Por BE-së do t’i mungojë edhe një fuqi shumë e rëndësishme diplomatike dhe ushtarake në politikën e jashtme, një shtet që e bëri BE-në më të hapur ndaj botës më të orientuar drejt konkurrencës. Veçanërisht Gjermanisë do t’i mungojnë shumë britanikët. Ka shumë vende që duan me shumë dëshirë që BE-ja të mbyllet ndaj globalizimit dhe për të cilët disiplina në shpenzime është fjalë e panjohur. Londra dhe Berlini ishin në këtë pikë të një mendimi. Ky partner tani do të mungojë.

Por megjithatë pasoja ndoshta më e rëndësishme është politike dhe e vështirë për t’u kuptuar: shembulli britanik mund të krijojë një precedent. Kjo nuk do të thotë patjetër dalje të mëtejshme nga BE-ja. Por vendet e tjera ka të ngjarë të kërcënojë të paktën me referendume të ngjashme dhe të kërkojnë fillimisht si Mbretëria e Bashkuar gjithë llojet e mundshme të përjashtimeve dhe të drejta të veçanta. Në fund mbetet një BE nga e cila kushdo do të marrë atë që i shkon për shtat dhe nuk angazhohet për asgjë. Kjo strukturë e shkrifët nuk mund të jetë më një lojtar serioz global.

Ku konsiston mbivlera europiane?

Shumë njerëz në Evropë duan që tani britanikët t’i ndjejnë pasojat e referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian: jashtë domethënë jashtë. Koncesione nuk duhet të ketë. Në vend të tyre ata duan që ky rast të bëhet shembull për të tjerët dhe me këtë t’u tregohet shteteve të tjera me prirje të ngjashme, se për “dezertorët” (shprehje e presidentit Jean-Claude Juncker) nuk ka falje. Kjo është e kuptueshme nga pikëpamja njerëzore, por do të dëmtonte interesat vetiake.

Kush dëshiron shpagim, nuk e kupton se sa skeptike e madje armiqësore janë bërë qëndrimet ndaj BE-së në shumë vende evropiane. Me kërcënime në këtë drejtim kjo klimë vetëm sa do të acarohej edhe më tej. Në vend të shpagimit tani duhet të ruajmë qetësinë dhe të përpiqemi që të krijojmë me britanikët lidhje të reja. Sigurisht, këto nuk do të zëvendësojnë plotësisht anëtarësinë në BE, por një politikë e tipit të gjitha ose asgjë, nuk është e dobishme.

Dhe në fund BE-ja duhet t’i shtrojë vetë vetes pyetje kritike. Qytetarëve nuk u mjafton më mantra e Brukselit se të gjitha problemet mund të zgjidhen vetëm ‘me më tepër Evropë’. Një shembull është kriza e refugjatëve, për shumë njerëz sfida më e madhe e kontinentit. Këtu “më shumë Europa” konsistonte sidomos tek kërkesa (gjermane) për të shpërndarë një numër teorikisht të pakufizuar emigrantësh në Evropë, që të tjetrët as nuk donin t’i linin të hynin në vendet e tyre. Kriza e pazgjidhur e borxheve të shteteve hapi me “përgjigjen e saj evropiane” më shumë hendekë se sa i mbushi ato: Vendet e pasura ndjehen të shfrytëzuara, të varfërit nën tutelë.

Vlera e shtuar e bashkëpunimit evropian duhet që në të ardhmen të argumentohet më mirë për çdo rast të veçantë. Nuk mjafton më që t’i referohesh BE-së si projekt paqeje dhe t’i lësh të gjitha çështjet e tjera mënjanë.

Po, vendimi britanik është një makth. Po ai është gjithashtu edhe thirrja për e fortë për t’u zgjuar, që mund të imagjinohet. Tani në rend të ditës duhet të jenë autokritika e pamëshirshme dhe reflektimi se çfarë duam të arrijmë bashkë në të ardhmen.

/DW

 



Ju sugjerojmë

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926
Kryesore

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

19 Prill, 2025 9:47 am
Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB
Kryesore

Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB

15 Prill, 2025 11:14 am
Para
Video/ Djemtë e Kombëtares pas mesnate e djegin në lokal tallavaje

Video/ Djemtë e Kombëtares pas mesnate e djegin në lokal tallavaje

Video/ Pas darkës me Ramën, futbollistët i këndojnë Sali Berishës

Video/ Pas darkës me Ramën, futbollistët i këndojnë Sali Berishës

Përplasjet/ Gashi dhe Xhaka braktisin përfundimisht ekipin

Përplasjet/ Gashi dhe Xhaka braktisin përfundimisht ekipin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com