Kryesore

“Kaq vjet këtu, mbeta pa leje qëndrimi”, shqiptari kërcënon me vetëvrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 06/09/20 |
Al Do

Një shqiptar kërcënon se do të hidhet nga një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, raportojnë mediat greke.

Ngjarja po ndodh në rrugën Lagada, ku burri kërcënon se do të hidhet nga taraca e godinës pasi ka mbetur pa leje qëndrimi.

Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve dhe EKAB.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

“Djali im i shërben ushtrisë greke në Evros. Kaq vjet këtu, kaq taksa paguar, mbeta pa punë, pa leje qëndrimi”, deklaroi ai në thirrjen e tij të dëshpëruar./ Opinion.al

Pas